Music

“Selected By” i fundit për vitin 2020, vjen shumë special nga Dj Vini

E fundit për këtë vit por një ndër më të veçantat, Dj Vini ju zbulon përse nuk duhet ta humbisni sonte “Selected By”.

Dj Vini ka menduar të sjellë muzikën “e harruar” të fillimeve të Top Albania Radios. Në 120 minuta, nga ora 20:00-22:00, do të dëgjoni këngët më të kërkuara dhe më të luajtura në fundvitet ‘90 dhe fillim-vitet 2000, sigurisht shumë të transmetuara në kohët e hershme të Top Albania Radios.

Ky episod i “Selected by” do të shijohet më shumë nga nostalgjikët e atyre viteve, ndërkohë brezat e tjerë do të mund të dëgjojnë se me çfarë muzike dhe me çfarë kulture muzikore rinia e fundviteve ‘90, dashuroi Top Albania Radion!