Selin Bollati ka zbuluar dy momente që e kanë shënuar më shumë gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Albania 5.
Sipas saj, momenti i parë ka të bëjë me të qenit 100% e sinqertë brenda shtëpisë:
E para ka qenë fakti që këtu brenda kam kuptuar që nuk kam problem të jem 100 për qind e vërtetë dhe të tregoj anët e mia jo perfekte, një Selin ndoshta të ç’rregullt, moskokëçarëse. E pranoj dhe e dua shumë veten në këtë mënyrë
-tha ajo.
Momenti i dytë i veçantë ka lidhje me njohjen e saj me DJ Gimbon.
Selin u shpreh:
E dyta, zemra ime të përshëndes është Gimbo patjetër, është moment shumë i veçantë dhe mënyra se si jemi bashkë… këto të dyja, Gimbo të dua.
Selin gjithashtu është shpallur finalistja e parë e këtij edicioni të BBVA.
Finalja e madhe është planifikuar më 18 prill, dhe mbetet të shihet se kush do të jenë tre finalistët e tjerë që do t’i bashkohen në garë.