Rajoni

Serbia synon t’i marrë Kosovës “Kulmin e Ballkanit”

Serbia synon t’i marrë Kosovës “Kulmin e Ballkanit”. Bëhet fjalë për majën e bjeshkës së Kopaonikut, Pançiq, që ndodhet në lartësinë 2017 metra mbi nivelin e detit. Ajo mundëson vëzhgimin në drejtim të Lindjes së Mesme dhe të Mesdheut. Ka qenë pika kryesore e vëzhgimit në gjithë ish-Jugosllavinë. Beogradi sinon që zonën vetëm 200 m larg kufirit ta përfshijë në marrëveshjen finale të demarkacionit me Kosovën.