Analisti Daniel Servwr është i mendimit se “Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve”, se sipas tij, “Përbën rrezik të madh për gjithë Ballkanin”. Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington kujton se “Serbia gjithnjë ka dashur ta ndajë Kosovën”, por se risi është insistimi i presidentit Hashim Thaçi që ta korrigjojë kufirin në pjesën lindore. Serwer shprehet se “Tashmë, Serbia e Kosova e hapën Kutinë e Pandorës në Ballkan dhe duhet ta mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur”.