Amerika synon krijimin e “Forcës Hapësinore” deri në 2020-ën, si pjesë e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Zv.Presidenti Mike Pence i kërkoi Kongresit të veprojë për themelimin e financimin e saj. “Forca Hapësinore do të jetë përgjegjëse për satelitët të cilët mundësojnë Sistemin e Pozicionimit Global (GPS), si dhe për sensorët që ndihmojnë në nisjen e raketave. Kritikët thonë se “Kjo është përpjekje burokratike e kushtueshme, që anashkalon punën e Forcave Ajrore Amerikane”.