Avionë luftarakë dhe helikopterë amerikanë nisën sot sulme ajrore kundër talebanëve që kanë vërshuar në Ghazni të Afganistanit. Për shkak të luftimeve, autoritetet afgane mbyllën autostradën, e cila lidh provincën me kryeqytetin Kabul, ndërsa forcat speciale janë angazhuar të bllokojnë militantët. Talebanët pretendojnë se kanë kontrollin e Gaznit, por Ushtria Amerikane i hedh poshtë këto njoftime.