Bota

SHBA, një 29-vjeçar rrëmbeu avionin pa pasagjerë, rrëzohet dhe humb jetën

Në Seattle të Shteteve të Bashkuara, një 29-vjeçar rrëmbeu një avion pa pasagjerë, të cilin e rrëzoi pranë një ishulli të vogël në “Puget Sound”. Shtetasi me profesion mekanik, u ngrit në fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar  “Sea-Tac”. I ndjekur nga avionë ushtarakë, bëri manovra të pazakonta në ajër dhe më pas humbi jetën nga rrëzimi i mjetit fluturues të kompanisë ajrore “Horizon Airlines”. Policia amerikane përjashtoi pistën e lidhjes me terrorizmin.