Shtetet e Bashkuara njoftojnë zyrtarisht se nga mesnata e sotme do të riaktivizojnë disa sanksione kundër Iranit që ishin hequr pas marrëveshjes bërthamore të Vitit 2015. Paketa e parë e sanksioneve përfshin edhe ndalimin e blerjes së dollarëve, tregtinë me ar, metale të tjera të çmuara, grafit, alumin, çelik, qymyr dhe softuerët e përdorur në sektorin industrial. Edhe sektori i automjeteve do të ketë kufizime. Një tjetër paketë sanksionesh ndaj Iranit pritet më 5 nëntor për të goditur sektorët e naftës, bankave dhe ndërtimit të anijeve.