Një ekip xhirimi i CNN-it ka mundur të ngrihet mbi një nga rajonet më të kontestuara sot në botë, duke siguruar pamje të rralla në ishujt e detit të Kinës Jugore. Në bordin e një avioni zbulues të Marinës amerikane “reporterët mundën të siguronin një pamje të rripit koralor Spratly, i kthyer tashmë në një rajon me termocentrale dhe pista avionësh. Gjatë fluturimit, ekuipazhi i avionit mori 6 paralajmërime të ndryshme nga ushtria kineze.