Live From Tirana

Shejtani i Jozit, i vërtetë?! Teologu Miron Çako: “Ekziston si fenomen, por…”

I ftuar në studion e “Live From Tirana” së bashku me Ronaldo Sharkën, ka qenë teologu Miron Çako. Ai ka folur më shumë mbi deklaratën virale të Jozit në “Big Brother VIP 4”, ku tha se e kishte pushtuar shejtani pas disa situatave dhe fjalëve të thëna në shtëpi. Por Mironi u ndal dhe tek vetë fenomeni i ‘posedimit të djallit’…

Deklarata e Jozit ku tha se e kishte pushtuar shejtani bëri mjaft bujë. Si e komentoni këtë gjë?

Nëse bëhet për show, për të tërhequr audiencë është tjetër gjë, por ekziston si gjë. Në momentin kur ata na kontrollojnë ne dhe ne nuk mund t’i kundërshtojmë dot, atëherë kemi posedim. Ky posedim është shumë i rrallë. Nuk ndodh gjithmonë. Sepse posedimi thuhet kur është marrosur dikush, është i çmendur, nuk mund të kontrollojë më veten. Kurse ndikimi është kur vjen mendimi ndërhyrës, por ti e përballon me psikikën tënde, e kundërshton. Nuk mund të themi ne tani, që duke qenë mirë e bukur, të them unë që më ndikoi dikush dhe t’u sula ty. Ne kemi fuqi ta kundërshtojmë këtë.