Flokët nuk janë vetëm pjesë e bukurisë, ato mund të tregojnë shumë për gjendjen tënde shëndetësore. Një studim tregon se stresi dhe faktorët gjenetikë mund të ndikojnë në zbardhjen e flokëve. Stresi dëmton ADN-në dhe shkakton stres oksidativ, i cili dëmton qelizat që prodhojnë pigment. Nëse prindërit tuaj janë thinjur herët, ka gjasa edhe ju të ndodhni njësoj.
Floku i brishtë mund të jetë simptomë e sindromës së Cushing, një çrregullim i rrallë që ndodh kur trupi prodhon shumë kortizol. Në raste të tjera, rrallimi i flokëve lidhet me sëmundjen e tiroides, konkretisht hipotiroidizmin, që shoqërohet me rënie flokësh, lëkurë të thatë dhe shtim peshe.
Anemia nga mungesa e hekurit është gjithashtu shkaktar i rënies së flokëve. Gratë me cikël të rëndë menstrual dhe personat që ndjekin dieta vegjetariane janë më të rrezikuarit. Po ashtu, mungesa e proteinave ndikon negativisht në rritjen e flokëve. Flokët mund të ndikohen edhe nga ndryshimet hormonale, si pas lindjes apo ndalimit të kontraceptivëve. Flokët që bien shumë mund të jenë edhe pasojë e mungesës së ushqyesve të caktuar.
Dhe nëse vini re zbokth (fluska të bardha ose të verdha), mund të jetë shenjë e dermatitit seborrheik apo ndjeshmëri ndaj produkteve për flokë. Mbajtja e një diete të shëndetshme, menaxhimi i stresit dhe kujdesi i rregullt për flokët janë çelësi për bukuri dhe shëndet të mirë.