Një apartament, kat i plotë, në rezidencën bregdetare Ritz-Carlton në plazhin e Floridas është shitur për 21 milionë dollarë, njoftuan dje ndërtuesit.
Apartamenti ka gjithashtu rreth 1000 metra katrorë veranda e ballkone, kuzhinë verore, pishinë e kopsht privat.
Apartamenti kishte një parakontratë prej vitit 2015, para ndërtimit të kullës, por ajo u mbyll vetëm pas marrjes së çertifikatës për rezidencë në mars. Ndërtimi i saj nisi në mesin e vitit 2016.
Blerësi ishte amerikan por identiteti i tij nuk u bë publik.
Ndërtuesit thonë se 80% e 209 rezidencave janë shitur, duke përfshirë katër apartamentet e tipit ‘penthouse’ te një kati të tërë. Ata shtonin se muajin që shkoi kishin shlyer kredinë prej $212 milionë të marrë nga për ndërtimin në 2016. Kulla Ritz-Carlton nuk ka hotel por vetëm një klub privat në katin e 33-të.