Shkencëtarët po bëjnë thirrje për ndalimin e shitjes së proshutës dhe bacon-it në supermarket, pasi kimikatet e përdorura në prodhimin e tyre janë lidhur me më shumë se 50,000 raste të kancerit të zorrës së trashë. Një koalicion shkencëtarësh të njohur thotë se refuzimi për të ndaluar nitritet konservues që përdoren për ta mbajtur mishin e përpunuar me ngjyrë rozë dhe jetëgjatësi më të madhe ka pasur kosto të tmerrshme njerëzore dhe financiare, me Shërbimin Shëndetësor Britanik (NHS) që ka përballuar një faturë prej rreth 3 miliardë paundësh për trajtimin e kancereve të parandalueshme gjatë dekadës së fundit.
Analiza e tyre, e bazuar në të dhëna nga Cancer Research UK dhe British Journal of Cancer, vlerëson se rreth 5,400 raste të kancerit të zorrës së trashë çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar shkaktohen nga konsumimi i mishrave të përpunuar. Kostoja mesatare e trajtimit për çdo pacient arrin në 59,000 paund.
Rikujtojmë, se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sora, në provincën Frosinone të Italisë, ku një 50-vjeçar humbi jetën nga mbytja teksa hante një fetë proshutë gjatë drekës së Pashkëve. Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës së drekës, përballë familjarëve me të cilët ai ndante ditën e festës.
Viktima, një invalid i lindur në vitin 1975, ndodhej në shtëpi me prindërit e tij. Ka qenë njëri prej tyre që ka lajmëruar urgjencën, por ekipet e shpëtimit, të cilët kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje së bashku me një patrullë policie, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Të gjitha përpjekjet për reanimim ishin të kota dhe 50-vjeçari u deklarua i vdekur nga mbytja.