Sport

Shkëndija e Tetovës përballë Salzburg-ut

Në “Salzburg Shtadion”, sot në orën 19:00, zhvillohet takimi Salzburg-Shkëndija e Tetovës. Trajneri i tetovarëve, Qatip Osmani shprehet se i pret një ndeshje e vështirë, përballë një kundërshtari cilësor. Ndërkaq, Kapiteni Armend Alimi deklaron se “Shkëndija do ta thotë fjalën e saj në fushën e lojës”. Skuadra që kualifikohet në Play Off, luan me fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Spartak Trnava, ndërsa humbësja, në Play Off-in e Europa League-ës me fituesin e çiftit Cork-Rosenborg.