Bota

Shtrohet në spital kuzhinieri i famshëm turk, dyshohet se vuan nga kjo sëmundje!

Kuzhinieri i famshëm, Ozdemir Burak, i cili njihet në mbarë botën si CZN Burak, është shtruar së fundmi në spital. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një foto të postuar në Instagram, ku shfaqet i ulur në një shtrat spitali. Megjithëse Burak nuk ka dhënë më shumë detaje për shëndetin e tij. Ndërkohë, sipas mediave vendase, kuzhinieri po vuan nga tumori në tru.

https://www.instagram.com/p/CdQR_yVIy1N/

CZN Burak është bërë i njohur për shkak të metodologjisë së tij të veçantë të gatimit të ushqimeve të ndryshme turke dhe siriane. Videot e tij duke përgatitur vakte të mëdha ushqimi në pjata po aq të mëdha u bënë virale. Ai madje njihet për përgatitjen e ushqimit vetëm duke parë në kamera.

https://www.instagram.com/p/CdVsUfkoxpB/