Bota

Shuhet në moshën 62-vjeçare ylli i “Melrose Place”, Brad Johnson!

Fatkeqësisht është shuar nga jeta në moshën 62-vjeçare ylli i “Melrose Place”, Brad Johnson. Ai ndërroi jetë në Fort Worth, Teksas, më 18 shkurt për shkak të komplikimeve të COVID-19, konfirmoi një përfaqësues i aktorit për ‘Fox News Digital’. Në deklaratën për shtyp thuhej se:

Brad William Johnson, bashkëshorti, babai dhe aktori i dashur ndërroi jetë më 18 shkurt 2022. Kushdo që e njihte Bradin e di se sa e vështirë është të përmbledhë detajet e jetës së tij në një faqe të vetme.

Rikujtojmë, se Johnson është më i njohur për rolet e tij në filmin “Always” të Steven Spielberg të vitit 1989 dhe për rolin e tij në serialin “Melrose Place”. Ai gjithashtu ishte pjesë e “Flight of the Intruder”, duke luajtur së bashku me Danny Glover dhe Willem Dafoe në filmin aksion të 1991. Më vonë, u paraqit në reklamat e cigareve dhe reklamat e Calvin Klein përpara se të fitonte famë në Hollywood.

Johnson u shfaq në një episod të “Dallas” në 1986 para se të luante rolin e tij në “Always”. Brad ka lënë pas bashkëshorten, Laurie, dhe 8 fëmijët e tyre: Shane, Bellamy, Eliana, Eden, Rebekah, Annabeth, William dhe Rachel.