Fashion

Si atletet Mowabb Air ACG e çuan Nike në një tjetër nivel…

“Gorpcore është një trend që të lë më gojë hapur”- thotë gazetari Ross Dwyer. “Sidomos në një qytet të madh si Nju Jorku, ku koncepti i “luftimit” të elementeve nënkupton diçka krejtësisht të ndryshme nga mjediset rurale të ecjes. Pavarësisht nëse është pandemi apo ka ngjarje ekstreme të motit, në stinët e fundit, ka pasur një zhvendosje në veshjet e meshkujve. Marka të tilla si Arc’teryx, Patagonia dhe The North Face, janë veshur për më shumë aktivitete të përditshme.

Pra, ka kuptim që linja e ringjallur e Nike ACG ka gjetur bazën e saj. Më shumë se kaq, po vendos ritmin! Hidhini një sy stileve të fundit të New Balance, Anta dhe Crocs. “Qëllimi i ACG ishte dhe ende është të jetë një produkt funksional”,-thotë Joss Long, blerës atletesh në MR PORTER. “Koleksionet nga ACG që janë nxjerrë kohët e fundit kanë qenë fantastike. Ngjyrat janë gjithmonë në vend dhe ekipi i dizajnit ka “gozhduar” përshtatjen e stilit të cilësisë së mirë.”

ACG Air Mowabb është “xhevahiri” në “kurorën” e ACG. I përshatur për vrapim në shtigje, ngasje biçiklete në malore, ngjitje kodrash, kërcime nëpër përrenj, kjo është një këpuca që i duhet çdokujt. “Air Mowabbs janë të rëndësishme nga pikëpamja kulturore sepse ata e morën idenë e lidhjes së performancës dhe stilit të jetesës përtej asaj që kishte filluar, në rrugë, në palestër, në fushën e basketbollit”-thotë Howie Kahn, bashkautor në artikujt për atletet në “New York Times”. Secila është krijuar për të siguruar mbrojtje dhe stabilitet.

Pastaj, në 1988, u prezantua këpuca e parë ACG. Një ripërpunim i modelit të tij të besueshëm Air Pegasus, përditësimi i ACG paraqet një mbrojtës gome dhe zëvendëson tekstilet e buta të pjesës së sipërme me një lëkurë sintetike të papërshkueshëm nga uji. ACG njoftoi zyrtarisht nxerrjen në treg të dy këpucëve, Son Of Lava Dome, një këpucë e lehtë e frymëzuar nga emri i saj, dhe Wildwood efektive. Por ishte modeli që pasoi që e çoi ACG në nivele të tjera.

Krijimi i ACG Air Mowabb fillon me Tinker Hatfield, arkitektin super kreativ. I ngarkuar me hartimin e një modeli idiosinkratik ACG, Hatfield “goditi” me një palë këpucë që i bëri homazh Moabit, një qytet i vogël në Utahun lindor që kishte shërbyer si kampi i tij bazë për aventura të shumta në ngjitje, biçikletë dhe ecje në peizazhet e shkëmbinjve të kuq të Harkave dhe Parqet Kombëtare Canyonlands.

IHatfield u preokupua me konceptin e shndërrimit të një ‘mokasini’, një këpucë prej lëkure autoktone amerikane që i lejonte mbajtësit të ndienin tokën, në një atlete më të projektuar për të minimizuar degradimin e tokës në të cilën shkelte. Për më tepër, ai ishte i prirur të merrte sugjerime të projektimit nga gjeografia e zonës.

Produkti përfundimtar gjithashtu huazoi elementë nga Air Huarache, një siluetë e lëshuar së fundmi e frymëzuar nga sandalet e lashta meksikane që kishin përmbysur modelin e atleteve. Por ajo që vërtet e bëri Air ACG Mowabb të veçantë ishin detajet e ndërlikuara që Hatfield i solli, veçanërisht logoja e dukshme ACG e qepur në pjesën e sipërme.

Dalja në treg e produktit origjinal erdhi në një ngjyrë të quajtur Rattan Birch: ngjyrë bezhë dhe blu me ngjyrime portokalli. Këto tone u zgjodhën si një shenjë për peizazhin e Jutas, duke pasqyruar rërën, liqenet dhe shkëmbinjtë. “Ngjyra është aq ikonike sa që vjen menjëherë në mendje kur shihni një kombinim ngjyrë bezhë, blu dhe portokalli,” Air Mowabb prezantoi një linjë që është bërë sinonim me Nike dhe ACG, duke gjetur rrugën në Air Force 1s, Air Huaraches, Air Max 93s dhe Air Max Lights gjatë viteve,”-thotë krijuesi Alex Powis.

“Mund të jetë shitur si një këpucë për ecje, por nuk kaloi shumë kohë para se të bëhej hit në kulturën e atleteve të NYC”. Viti 2021 është një paraqitje e re duke kombinuar elementë të ACG Air Mowabb, Air Mowabb Plus dhe Olivia Kim Air Mowabb. “Trendi sot po kalon një moment të madh, i përforcuar nga pandemia duke i detyruar njerëzit të pushojnë në vendin e tyre dhe të vlerësojnë kohën në natyrë,” thotë Powis.