Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti vijon me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura, me këto të fundit më të theksuara në relievet malore të territorit.
Prej orëve të mesditës e deri të pasdites, në relievet malore të vendit ka reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe me intensitet të ulët.
Era fryn me drejtim verilindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat luhaten nga minus 2 deri në 10 gradë Celsius.