I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë ish-banori i BBV4 dhe artisti i njohur, Klajdi Musabelliu. Në këtë intervistë ai ka rrëfyer më shumë detaje në lidhje me projektin e tij më të ri që është publikuar së fundmi dhe ka treguar më shumë rreth krijimtarisë në muzikë dhe jo vetëm kaq…
Në një moment gjatë intervistës ai zbuloi se për bashkëpunimin e G Banit dhe Tirit edhe ai kishte dhënë kontributin e tij duke gjetur vajzën e cila u shfaq edhe në klipin përfundimtar, por si arriti ai ta gjente edhe pa folur fare me të e zbulon vetë artisti…
Kjo ishte një vajzë, e cila binte shumë në sy tek lokali aty afër detit. Asaj vajzës ia hodhën sytë të gjithë por askush nuk po bënte një hap para apo mbrapa për t’i folur. Në një moment u bëra burrë unë dhe thashë po shkoj njëherë, i thashë ‘hello’ sepse edhe unë copa-copa e kam anglishten, nuk është se jam edhe aq mirë. Më tha që nuk dinte as anglisht, nuk kisha si të komunikoja. Edhe shoqja nuk dinte anglisht dhe u tërhoqa një hap pas. Kur erdhi puna e xhirimit të videos së G Banit dhe Tirit, kë do marrin dhe kë jo duke folur aty me grupin dhe unë thashë nami të bëhet, shkova sërish tek vajza bionde. Ishte dhe një djalë aty dhe i thashë atij që t’i thonte: “Bëje për Shqipërinë, sepse Rusia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira, janë dy këngëtarë shqiptarë më të mirët”. Iu ula edhe në gjunjë.