Gossip Showbiz

Si është marrëdhënia e Kylie Jenner me vjehrrën e saj, nënën e Timothée Chalamet?

Nicole Flender, nëna e aktorit të njohur Timothée Chalamet, ka folur për herë të parë publikisht mbi lidhjen e të birit me Kylie Jenner. Në një intervistë për “Curbed” të “New York Magazine”, Flender u shpreh me fjalë pozitive për partneren e djalit të saj, duke thënë:

Më duhet të them se është e bukur. Ajo është shumë e sjellshme me mua

Chalamet, 29 vjeç, dhe Jenner, 27, janë të lidhur që nga prilli i vitit 2023. Ajo e ka shoqëruar aktorin në disa nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit të çmimeve në fillim të vitit 2025, ndërsa ai festoi suksesin për rolin e tij si Bob Dylan në filmin “A Complete Unknown”.

Sipas burimeve për revistën “PEOPLE”, edhe familja e Kylie Jenner e ka mbështetur këtë lidhje, duke vënë re ndryshime pozitive në jetën e saj. Burimi ka zbuluar se:

Ajo është e lumtur

Pas fitores së çmimit si aktori më i mirë në “SAG Awards”, Chalamet ndau edhe një moment të veçantë me nënën e tij. Aktori tregoi me humor:

Ajo më tha, ‘Mos harro të palosësh rrobat e tua’. Dhe unë u përgjigja, ‘Në këtë moment? Sapo fitova këtë çmim, dhe ti ende po më qorton?’