Studimet kanë treguar se 75% e trurit tonë është ujë, dhe dehidratimi ka efekte të mëdha në funksionimin e tij. Kur truri dehidratohet, ai tkurrët, duke çuar në ndikime negative, përfshirë uljen e performancës mësimore.
Një studim i fundit, që përfshinte fëmijë të moshës 9 deri në 11 vjeç në Los Angeles dhe Manhattan, tregoi se shumica e tyre shkonte në shkollë në gjendje të dehidratuar, çka mund të ndikonte në aftësinë e tyre për të mësuar.
Një eksperiment ka krahasuar dy grupe fëmijësh: njërit iu kërkua të pinte një gotë ujë para testimit, ndërsa tjetrit asnjë.
Rezultatet treguan se grupi që mori ujë kishte performuar më mirë.
Studiuesit e këtij eksperimenti arritën në përfundimin se edhe një dehidratim i lehtë mund të ndikojë në përformancën e fëmijëve, ndërsa pirja e ujit mund të përmirësojë aftësitë konjitive.
Hidratimi ndikon gjithashtu në gjendjen shpirtërore. Dehidratimi shkakton lodhje, përgjumje dhe rrit konfuzionin, ndërkohë që pirja e ujit rikthen energjinë, vigjilencën dhe qartësinë mendore shpejt.
Studiuesit kanë zbuluar se uji përthithet shumë shpejt, brenda pesë minutash nga konsumimi dhe arrin kulmin në qarkullimin e gjakut pas 20 minutash.
Për më tepër, uji i ftohtë përthithet rreth 20% më shpejt se uji i temperaturës ambienti.
Për të identifikuar dehidratimin, mund të vini re se sa shpesh urinoni pas pirjes së ujit. Nëse urinoni shumë shpejt pas pirjes së ujit, trupi ka absorbuar mjaftueshëm.
Por nëse urinoni më pak, kjo mund të tregojë se jeni të dehidratuar.
Një metodë vlerësimi është që të pini tre gota ujë dhe të shihni sa urinoni pas një ore; nëse urinoni më pak se një gotë, mund të keni qenë të dehidratuar.