Health & Beauty

Si të flini më rehat gjatë pritjes suaj të ëmbël, ndiqni këto këshilla!

Shtatzënia sjell shumë ndryshime dhe një nga sfidat me të cilat përballen nënat shtatzëna është një ritëm i shqetësuar i gjumit. Ndërsa stomaku rritet, bëhet gjithnjë e më e vështirë për të gjetur një pozicion të rehatshëm gjumi dhe për të siguruar vazhdimësi në gjumë. Për një gjumë të mirë, është e rëndësishme të krijoni një mjedis të qetë dhe të errët. Sigurohuni që dhoma të jetë e errët, hiqni pajisjet elektronike si kompjuterët dhe qëndroni në një shtrat të pastër. Përgatitni një hapësirë ​​ku do të ndiheni të relaksuar.

Përdorimi i më shumë jastëkëve mund ta bëjë gjumin dukshëm më të lehtë. Vendosini ato nën stomak dhe midis këmbëve për të zvogëluar presionin në diafragmë dhe për të përmirësuar frymëmarrjen. Ky truk gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve dhe shqetësimit të shpinës dhe lejon që mushkëritë tuaja të funksionojnë më mirë pa asnjë ndërhyrje.

Edhe pse është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës, gratë shtatzëna këshillohen të shmangin pirjen e tepërt në mbrëmje. Kjo do të parandalojë që fshikëza juaj të jetë e mbushur gjatë natës, gjë që do të zvogëlojë nevojën për ‘udhëtime’ të shpeshta në tualet. Gjithashtu, shmangni kafenë, pasi kafeina mund të prishë më tej gjumin. Një filxhan i vogël qumësht i ngrohtë para gjumit mund t’ju ndihmojë të bini më lehtë në gjumë. Laktoza në qumësht stimulon prodhimin e insulinës, e cila ndihmon triptofanin, një aminoacid që gjendet në qumësht, të hyjë në tru, duke e bërë më të lehtë të biesh në gjumë.

Nëse keni probleme me tretjen e laktozës, provoni një qumësht alternativ si qumësht soje ose orizi. Gratë shtatzëna shpesh përjetojnë sulme të nxehtësisë, prandaj është e rëndësishme të mbani një temperaturë të rehatshme. Fikni kondicionerin përpara se të shkoni në shtrat dhe ajroseni dhomën mirë për të siguruar ajër të pastër. Ndërkaq, shumë gra gjatë shtatzënisë fillojnë të hanë ushqime të shëndetshme.

Megjithatë, dietologia Charlotte Stirling-Reed thotë se nënat e ardhshme mund të hanë edhe më shumë ushqime që për disa arsye konsiderohen të pashëndetshmë gjatë shtatzënisë. Ka shumë mite që lidhen me të ushqyerit gjatë shtatzënisë. Nëse hani peshk të pasur me acide yndyrore kryesisht salmon ose troftë gjatë shtatzënisë, do të arrini të ulni rrezikun për të shfaqur probleme me astmën gjatë viteve të para të jetës, te fëmijët e predispozuar për t’u bërë astmatikë.