Lifestyle

Si të largoni menjëherë erën e tymit të cigares nga shtëpia?

Era e tymit të duhanit është një nga aromat më të vështira për t’u larguar nga shtëpia, sidomos kur pihet në ambiente të mbyllura. Tym i duhanit futet në perde, qilima, mobilie dhe madje edhe në mure, duke lënë pas një aromë të rëndë dhe të ndenjur, që bëhet edhe më e fortë gjatë dimrit, kur dritaret hapen rrallë.

Megjithatë, sipas këshillave të ndara në komunitetin online të blogeres britanike Sophie Hinchliffe, ekziston një zgjidhje shumë më e thjeshtë sesa lyerja e mureve apo rinovimi i plotë.

Një grua që ishte ankuar për erën e fortë të duhanit në shtëpinë ku ishte shpërngulur, mori dhjetëra sugjerime, por ai që funksionoi më mirë ishte përdorimi i të ashtuquajturit “sapun me sheqer” për pastrimin e mureve.

Ky produkt përdoret për të hequr shtresat e nikotinës dhe tymit që janë grumbulluar për vite të tëra nëpër sipërfaqe, duke dhënë efekt të menjëhershëm.

Para pastrimit rekomandohet që nga dhoma të hiqen të gjitha tekstilet perdet, qilimat, batanijet, jastëkët pasi ato janë materialet që thithin më shumë aromë. Më pas pastrohen muret dhe sipërfaqet e sheshta.

Përveç kësaj metode, përdoruesit kanë përmendur edhe bojërat që bllokojnë aromat ose truke si lënia e enëve me qepë të grirë në dhomë, por këto kërkojnë kohë dhe shpesh nuk janë praktike.

Për situata kur kërkohet një zgjidhje e shpejtë, janë veçuar tre neutralizues natyralë që japin rezultat brenda rreth 30 minutash:

-enë me qymyr aktiv

-tasa me uthull

-ujë i ngrohtë me disa pika vaj esencial

Këto nuk e mbulojnë vetëm erën, por e neutralizojnë atë, sidomos kur kombinohen me një ajrosje të shkurtër të dhomës.

Për familjet ku mysafirët që pinë duhan janë të shpeshtë, rekomandohet që këta neutralizues të përgatiten paraprakisht dhe të vendosen në zona ku qarkullon ajri.

Në këtë mënyrë, shtëpia nuk mban më erën e rëndë të tymit pasi të gjithë largohen, dhe mobiliet ruhen më gjatë nga ndotja e nikotinës.