Shkon në 70 të vdekur bilanci i shpërthimit të një depozite armësh në Sarmada, në provincën e Idlibit, në veri-perëndim të Sirisë. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të paktën 52 viktima ishin civilë, mes të cilëve 17 fëmijë. “24 orë nga shpërthimi, operacionet humanitare në kërkim të të mbijetuarve vijojnë”, – sipas zëdhënësit të organizatës, Rami Abdel Rahman.