Në Lojërat Olimpike “Tokyo-2020” do të përdoret një sistem për njohjen faciale shumë të shpejtë për 300 mijë atletë, anëtarë të personelit dhe gazetarë. Iniciativa e pazakontë në historinë e Lojërave Olimpike synon përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit. Ky sistem, i prezantuar sot në kryeqytetin japonez do të vendoset në hyrje të 43 qendrave të kompeticionit të zonës olimpike dhe qendrave të shtypit. Verifikimi mund të procedohet në vetëm 0.3 sekonda.