E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Helena Halili, poete, prozatore dhe pedagoge komunikimi. Ajo ka folur më shumë mbi banorët e “Big Brother VIP 4” dhe situatat e ndodhura së fundmi në shtëpi.
Si e komenton situatën e ndodhur mes Valbona Mhillit dhe G-Banit?
Ngacmimet seksuale nuk janë të reja, që sapo lindën. Kanë ndodhur gjithmonë. Por jehona është më e madhe kur bëhet fjalë për një format si Big Brother VIP. Njerëzit mund ta interpretojmë në mënyra të ndryshme. Në rast izolimi, situata është e ndryshme nga kur je në distancë. Menyra e të shprehurit të G-Banit ishte e mbartur dhe e vendosur në BBV. Nuk ishte një gjuhë estetike që preferojmë ta dëgjojmë kur i komplimentohet fiziku i një vajze. Ishte një rrëshkiptje e pamenduar.
A ishte ky rast një ngacmim seksual?
Ishte ngacmim seksual publik. Lidhet me urinë seksuale, format fizike të një vajze.
Po kundërpërgjigjen e Valbonës si e komenton?
Ishte një diskutim i pamenduar. Përpiqen t’i agravojnë shumë situatat. Princeshat mbi bizele nuk i kam dashur kurrë, sikur nuk është ngacmuar asnjëherë. Ai shprehu një mungesë. Por nuk mund të thuash që ‘unë kam këtë veshje dhe ti nuk mund të më ngacmosh’.
Nga ana tjetër kemi dhe Xumin që ka shprehur hapur pëlqimin për Eglin…
Ai mund të mendojë se do të bëjë dhe 5 fëmijë me Eglin, por realiteti është tjetër gjë. Nuk është dashuri kjo. Eglit mund t’i dalë dhe situata jashtë kontrollit, sepse do që të luajë, e ka thënë që nuk do lidhje. Xumi mund ta shqetësojë më vonë.