Sport

Skandal në atletikë! Rekordmenia botërore, Ruth Chepngetich pezullohet për doping!

Mbajtësja e rekordit botëror në maratonë për femra, Ruth Chepngetich, është pezulluar përkohësisht nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU), pas zbulimit të një substance të ndaluar në trupin e saj.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar së fundmi, AIU njoftoi se një mostër e marrë nga atletja keniane më 14 mars rezultoi pozitive për hidroklorotiazid (HCTZ), një diuretik i ndaluar që mund të përdoret për të fshehur përdorimin e substancave të tjera të ndaluara. Edhe pse fillimisht nuk u pezullua, Chepngetich zgjodhi një pezullim të përkohshëm vullnetar më 19 prill, ndërsa hetimet vazhduan.

LEXO EDHE: MotoGP/ Marc Marquez në historinë e Ducatit, fiton garën e Çekisë! Bezzecchi në podium, jashtë Bagnaia!

Kreu i AIU-së, Brett Clothier, deklaroi se vendimi për pezullimin e përkohshëm u bë publik këtë javë, pas një procesi të thelluar hetimor. Chepngetich ka të drejtë të mbrohet në një seancë përpara Gjykatës Disiplinore.

LEXO EDHE: VIDEO, Supergol nga Juljan Shehu, mesfushori i Kombëtares i jep tri pikë Widzew Lodz në javën e parë: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim!

Chepngetich, 30 vjeçe, bëri histori në tetor të vitit të kaluar në Maratonën e Çikagos, ku vendosi një rekord të ri botëror për femra në distancën 42.2 kilometra me kohën 2:09:56; duke u bërë gruaja e parë që thyen kufirin prej 2 orë e 10 minutash. Në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të mbajtura në vitin 2021, ajo nuk arriti ta përfundonte garën. Ajo ishte planifikuar të merrte pjesë në Maratonën e Londrës në prill të këtij viti, por u tërhoq për shkak të mungesës së formës optimale.