Botë e Çuditshme

Skicime që tregojnë më së miri momentet më të sikletshme të përditshmërisë së një vajze

Çdo ditë ndeshemi me situata të ndryshme në përditshmërinë tonë.  Disa janë të bukura, të tjera më pak të tilla. Disa situata i urrejmë, disa duket se janë bërë pjesë e trupit tonë pasi përsëriten kaq shumë herë e të tjera i duam sepse na sjellin humorin si kafja e mëngjesit.

Loree Jon (një skicuese e talentuar) thotë se lumturia nuk është një zgjedhje, por thjesht një fjalë në fjalor. Kjo e fundit e cila bën vizatime të ndryshme duke krijuar piktura interesante nga përditshmëria e saj (dhe me siguri të shumë vajzave të tjera), së fundmi ka realizuar dhjetra skicime të shkëputura nga gjërat e vogla që bëjmë çdo ditë.

Përgjithsisht, ajo sjell shembuj të vajzave, sesi reagojnë ato me çdo situata të ndryshme me të cilat hasen çdo ditë. Në skicimet e mëposhtme ajo transmeton “dramacitetin” që përcjellin vajzat dhe mënyrën sesi ato sillen apo përjetojnë situata të ndryshme që i ndodhin gjatë ditës.

Ajo i quan këto skica, ‘copëza të një realiteti të hidhur të botës moderne’ e megjithëse kanë një konotacion negativ, artistja e talentuar është e bindur që do t’ju vënë buzën në gaz sado pak.

Punët e Jon kanë fituar një hapësirë të veçantë në rrjetet sociale, ku ajo ka më shumë se 80,000 ndjekës dhe merr komente të shumta duke i përcjellë njerëzve pozitivitet dhe një dozë të hidhur humori nga realiti në të cilin jetojmë.

Më poshtë keni disa ilustrime të Loree Jon, kështu edhe ju mund të qeshni me postimet e saj.