Tech

Sonda e NASA-s dërgon sinjal pas misionit!

Agjencia hapësinore e Shteteve të Bashkuara (NASA) tha se sonda e saj diellore, Parker, është “e sigurt” dhe po operon normalisht në afrimin më të afërt me Diellin të bërë nga ndonjë objekt i ndërtuar nga njeriu. Anija kozmike kaloi vetëm 6.1 milionë kilometra nga sipërfaqja diellore më 24 dhjetor, duke fluturuar në atmosferën e jashtme të Diellit, të quajtur korona, në misionin që synon të ndihmojë shkencëtarët që të mësojnë më shumë për yllin më të afërt me Tokën. Agjencia tha se ekipi i operacioneve në Laboratorin për Fizikë të Aplikuar të Johns Hopkins ka pranuar një sinjal nga sonda pak para mesnatës të enjten.

Anija kozmike pritet të dërgojë të dhëna të detajuara telemetrike për gjendjen e saj më 1 janar. Duke lëvizur me një shpejtësi prej 692.000 kilometra në orë, anija kozmike duroi temperatura deri në 982 gradë Celsius. “Në studimin nga afër të Diellit sondës Parker i mundësohet të bëjë matje që do të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si materiali në këtë rajon nxehet në miliona gradë, të gjurmojnë origjinën e era diellore [një rrjedhje e vazhdueshme e materialit që ikën nga Dielli] dhe të zbulojnë se si grimcat energjetike përshpejtohen në shpejtësi pothuajse të dritës”-shtoi NASA. Sonda Parker u lançua më 2018 dhe gradualisht po rrotullohet më afër Diellit, duke përdorur rrotullimet e Venerës për t’u tërhequr në mënyrë gravitacionale në një orbitë më të ngushtë me Diellin.

NASA po kërkon të zhvillojë një gjeneratë të re të aeroplanëve komercialë me emetim të ulët që do të ofrojë një mënyrë udhëtimi më efikase dhe më të qëndrueshme. Agjencia hapësinore ka porositur pesë projektime të reja si pjesë e iniciativës së saj të koncepteve të avancuara të aeroplanëve për qëndrueshmërinë mjedisore (AACES) 2050. Bëhet e ditur se organizatat që kontribuojnë në konceptet e reja të dizajnit të aeroplanëve përfshijnë Aurora Flight Sciences të Boeing, kompaninë e hapësirës ajrore Electra, Institutin e Teknologjisë në Gjeorgji dhe startup-in e aviacionit JetZero dhe Pratt & Whitney.