Të nxehtit ekstrem duket se po i vjen fundi në Francë, me pikun që pritet të regjistrohet sot në disa rajone, para rënies së temperaturave si pasojë e stuhive dhe motit të keq. Që nga 3 Gushti, dy të tretat e pjesës kontinentale të vendit janë në alarm portokalli nga vala e të nxehtit. Ndonëse deri në 40 gradë në disa zona, vlerat aktuale të termometrit nuk iu afrohen aspak temperaturave ekstreme të regjistruara në verën e vitit 2003 në territorin francez.