Sot luhen dy ndeshje që hapin Javën e 36-të të Kategorisë Superiore në Futboll. Në orën 17:45 zhvillohen sfidat Tirana-Flamurtari e Luftëtari-Skënderbeu dhe që sa i përket rezultatit, nuk priten befasi. Në “Selman Stërmasi”, bardheblutë presin kuqezinjtë vlonjatë, skuadra e të cilëve, matematikisht ka rënë nga Kategoria. Ndërkaq, në takimin e Gjirokastrës, mes Luftëtarit e Skënderbeut, ekipi korçar është favorit absolut. Në kuadër të Javës së 36-të, nesër është rradha e ndeshjeve: Bylis-Laçi në 17:45, ndërsa në orën 20:45 përballen Vllaznia-Kukësi dhe Teuta-Partizani.