Spanja kërkon nga partnerët e Bashkimit Europian të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe rikthimin e lëvizjes së lirë në Schengen. Pikëkalimet u mbyllën në mes të marsit, si masë për të frenuar përhapjen e koronavirus. Aktualisht, shtetet e Unionit kanë përcaktuar data të ndryshme për rihapjen e kufijve, por Madridi zyrtar kërkon parime e rregulla të përbashkëta.