Hyn në komisariat me thikë, policia spanjolle e vret në vend. Agresori hyri në komisariatin e Cornellà de Llobregat i armatosur duke bërtitur “Allahu Akbar” (Allahu është i madh). Sipas njoftimit në Twitter të Policisë së Barcelonës burri kishte qëllim të sulmonte agjentët. 29 vjeçari ishte me origjinë algjeriane.