Gossip Showbiz

Stresi rikthehet pas heshtjes në rrjete sociale!

Pas një periudhe të gjatë mungese nga rrjetet sociale dhe skena publike, reperi i njohur Stresi është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave.

Në një postim të fundit në Instagram Story, ai është parë duke pushuar në resortin luksoz Green Coast në Dhërmi, duke dhënë kështu sinjalin e parë publik pas disa muajsh heshtjeje.

Kjo paraqitje vjen pas një periudhe të trazuar për artistin. Kujtojmë se disa muaj më parë, një video e tij së bashku me Jozin u bë virale në rrjetet sociale, ku Stresi shihej duke e puthur atë në faqe.

Videoja ngjalli reagime të shumta, sidomos pasi në të, reperi deklaronte se “djemtë e zonës i ka si vëllezër”, çka solli debate të gjera mes ndjekësve.

Pas këtij episodi, Gjesti reagoi duke e hequr Stresin nga ndjekësit në Instagram, gjë që u interpretua si një ftohje e raporteve mes tyre.

Pas gjithë kësaj zhurme, Stresi zgjodhi të tërhiqej plotësisht nga rrjetet sociale, duke shmangur postimet dhe kontaktin me publikun.

Tani, rikthimi i tij në Instagram tregon se ai po kalon një periudhë më të qetë, duke shijuar pushimet larg polemikave.

Ky veprim ka ngjallur menjëherë reagime dhe kuriozitet tek ndjekësit e tij, të cilët presin të zbulojnë nëse rikthimi i Stresit do të shoqërohet me projekte të reja muzikore, apo nëse ai do të vazhdojë të mbajë një profil më të rezervuar në publik.