Sulm ndaj Qendrës së Inteligjencës për Trajnime në Kabul. Sulmuesit goditën me granata dhe hapën zjarr në drejtim të godinës që ndodhet në Perëndim të kryeqytetit afgan. Për momentin nuk ka njoftime për të lënduar e viktima. Një ditë më parë, po në Kabul, një atentat me autobombë shkaktoi 34 të vrarë e 56 të plagosur.