Londra pritet t’i dorëzojë Moskës kërkesën për ekstradimin e dy shtetasve rusë, të dyshuar për kryerjen e sulmit me agjentin nervor “Novichok” në Salisbury, që shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Lëvizja e fundit vjen pas muaji të tërë hetimesh të përpikta nga qindra oficerë të policisë dhe agjencive të kundërzbulimit. Ata kanë studiuar të gjitha lëvizjet e dy shtetasve rusë, që prej hyrjes së tyre në Britani, deri në largim.