Në këto çaste nis të luhet një nga ndeshjet “derby” më prestigjioze të historisë së Superkupës së Europës. Në Tallin të Estonisë, përballen Reali i Madridit, fitues në fuqi i Championsit, si dhe Atletico Madrid, fitues në fuqi i Europa League-ës. Ndonëse nuk janë sfiduar asnjëherë në një Superkupë të Europës, kjo do të jetë ndeshja e 10-të mes tyre në kompeticionet europiane.