Deputetja Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale ka vënë në dukje një kontrast shqetësues në ekonominë shqiptare.
Ajo ka vënë në dukje një fenomen: Ndërsa turizmi po rritet dhe gjithnjë e më shumë të huaj vijnë për të parë mrekullitë e Shqipërisë, shqiptarët po mbyllin bizneset e tyre të vogla.
“Gjithnjë e më pak shqiptarë hapin biznese të vogla. Gjithnjë e më shumë dyer mbyllen, taksat e larta, mungesa e mbështetjes, dhe një qeveri socialiste që nuk e do sipërmarrjen e ndershme.”-shkruan Tabaku
Deputetja thekson se 8 nga 12 qarqe të vendit kanë rënie të ndjeshme të bizneseve të vogla. Ato që qeveria i quan “rritje ekonomike” sipas saj vetëm fasada, reklama, mashtrime.
“E vërteta është kjo: Shqipëria është në krizë. Sa herë mbyllet një biznes i vogël, një familje futet në vështirësi. Sa herë mbyllet një punishte, humb një lagje, zbehet një komunitet.”-shkruan Tabaku.
Arsyeja sipas saj është se shtresa e mesme nuk është klienteliste. Ajo lufton kundër monopoleve, kundër shtetit të kapur, kundër një ekonomie që punon vetëm për pakicën.
Statusi i plotë i Tabakut:
Turizmi rritet. Gjithnjë e më shumë të huaj vijnë për të parë mrekullitë e Shqipërisë. Por gjithnjë e më pak shqiptarë hapin biznese të vogla. Gjithnjë e më shumë dyer mbyllen. Pse?
E dinë të gjithë: taksat e larta, mungesa e mbështetjes, dhe një qeveri socialiste që nuk e do sipërmarrjen e ndershme. 8 nga 12 qarqe të vendit kanë rënie të ndjeshme të bizneseve të vogla. Ato që qeveria i quan “rritje ekonomike” janë vetëm fasada. Janë reklama. Janë mashtrime. E vërteta është kjo: Shqipëria është në krizë. Sa herë mbyllet një biznes i vogël, një familje futet në vështirësi. Sa herë mbyllet një punishte, humb një lagje, zbehet një komunitet. Shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare është sipërmarrja e vogël. Dhe për qeverinë socialiste, kjo shtyllë është armiku numër një. Sepse shtresa e mesme nuk është klienteliste. Nuk shitet. Nuk hesht. Ajo lufton. Kundër monopoleve. Kundër shtetit të kapur. Kundër një ekonomie që punon vetëm për pakicën.