Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Berlinin këtë fundjavë për t’u takuar me kancelaren Angela Merkel. Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i qeverisë gjermane dhe takimi do të ndodhë në një pallat të shekullit të 18-të, 50 milje në veriperëndim të Berlinit. Zëdhënësi nuk ka zbuluar detajet e vizitës, por tha se “çështjet relevante të politikës së jashtme” do të diskutohen.