Celebrities Gossip Showbiz

Taylor Swift merr masa urgjente, padit për të mbrojtur zërin dhe imazhin nga AI?

Superylli i muzikës pop Taylor Swift ka ndërmarrë hapa ligjorë për të mbrojtur identitetin e saj, duke paraqitur tre padi më 24 prill mes shqetësimeve në rritje për abuzimin me inteligjencën artificiale.

Sipas raportimeve, kompania TAS Rights Management, që përfaqëson këngëtaren, ka depozituar dy kërkesa për markë tregtare zanore për frazat “Hej, është Taylor Swift” dhe “Hej, është Taylor”.

Padia e tretë lidhet me një imazh të njohur nga turneu “The Eras Tour”, ku Taylor Swift shfaqet në skenë me një kitarë rozë, rrip të zi, kostum shumëngjyrësh dhe çizme argjendi.

Ky veprim vjen në një kohë kur përdorimi i paautorizuar i zërave dhe pamjeve të personazheve të famshëm përmes inteligjencës artificiale është kthyer në një problem serioz.

Emri dhe imazhi i Taylor Swift janë përdorur më herët në përmbajtje të rreme të krijuar me AI, përfshirë edhe foto të manipuluara me përmbajtje eksplicite.

Gjatë vitit 2024, Donald Trump publikoi në Truth Social disa imazhe të gjeneruara me AI që pretendonin në mënyrë të rreme se këngëtarja e mbështeste atë në garën presidenciale.

Eksperti i pronësisë intelektuale Josh Gerben u shpreh se tentativa për të regjistruar një zë të folur si markë tregtare është një qasje e re ligjore, ende e patestuar në gjykatë.

Sipas tij, teknologjia AI po krijon një boshllëk të ri ligjor, pasi lejon imitimin e zërave pa përdorur regjistrime ekzistuese, çka mund të ndryshojë mënyrën se si yjet mbrojnë identitetin e tyre në të ardhmen.