Aktualitet

Të dehur në timon/Aksident me vdekje te Gjiri i Lalëzit!

Aksident rrugor me një viktimë në zonën e Gjirit të Lalëzit, në Durrës. Nga përplasja e dy automjeteve humbi jetën një 57-vjeçar që udhëtonte si pasagjer në njërën prej makinave. Tre vetë mbetën të plagosur: dy drejtuesit, si edhe një pasagjer tjetër.

Policia njofton se u arrestuan në flagrancë dy shoferët, pasi dyshohet se mbrëmë vonë, po drejtonin mjetet në gjendje të dehur në momentin e përplasjes fatale. Uniformat blu vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti, që përgjaku rrugët tona.

Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur, thuhet në njoftimin e policisë.