Konceptit të tradhtisë njerëzit i japin kësaj konotacione nga më të ndryshmet, interpretime po ashtu nga më të ndryshmet si tradhti fizike, emocionale etj. Në këtë artikull ne do t’ju zbulojmë cilat janë shenjat e horoskopit që e falin atë.
1. Binjakët
Një Binjak është në gjendje t’i kuptojë të dyja anët e medaljes dhe kjo e bën më të thjeshtë ta falë një tradhti. Ata besojnë se ka disa të vërteta në çdo situatë dhe zakonisht nuk e kanë problem të mësojnë se në të kaluarën partneri i tyre i ka tradhtuar.
2. Peshorja
Për disa njerëz të zbulojnë që partneri ka kryer një tradhti është shenja që ju duhet për të kuptuar që nuk duhet të rrinë më bashkë. Kjo nuk vlen për një Peshore, e cila e sheh situatën nga një këndvështrim më romantik. Peshoret janë të dashuruara me dashurinë dhe ju pëlqen ta justifikojnë tradhtinë e partnerit vetëm për të shtuar pak dramë në historinë e madhe të dashurisë së tyre.
3. Shigjetari
Shigjetarët e duan lirinë e tyre prandaj mund ta kuptojnë mirë ndonjë ‘shpërthim’ të mundshëm të partnerit. Ndonëse shija e tradhtisë është e hidhur, një Shigjetar nuk do të dëshpërohet aq sa shenjat e tjera të horoskopit.
4. Ujori
Ujori është një nga shenjat që mund ta falë më lehtë tradhtinë. Kjo sepse çfarë një Ujor shijon më shumë nga marrëdhënia është shoqëria që ka me partnerin, të cilën nuk do të donte ta humbiste për asgjë në botë. Është e thjeshtë për një Ujor të falë sepse janë të kuptueshëm dhe mendjehapur. Janë shenja më pak paragjykuese dhe do të të pranonin fare mirë siç je.