Showbiz

Të gjithë kundër Donald Trump: “Mos përdor këngët tona në fushata elektorale”

Është periudhë zgjedhjesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pavarësisht Koronavirusit, ajo nuk do të anulohet dhe as nuk do të shtyhet.

Të gjithë kandidatët po përgatiten për fushtat e tyre elektorale por në të njejtën kohë duhet të kujdesen që të mos ketë mbledhje masive të njerëzve dhe të jenë marrë të gjitha masat e duhura për pandeminë.

Nga ana tjetër, Donald Trump po sigurohet që fushtatat e tij të jenë sa më tërheqëse kjo duke vënë këngë të artistëve të ndryshëm në Amerikë për të tërhequr vëmendjen.

Artistë të shumtë i janë kundërvënë duke shprehur irritimin e tyre online për përdorimin e paautorizuar të këngëve të tyre në fushatat e Trump. Fillimisht “Panic at the Disco”, “AC/DC” dhe së fundmi “Rolling Stones” kanë kërcënuar se do ta hedhin kreun e shtetit në gjyq.

Ata nuk pranojnë që këngët e tyre të luhen në asnjë fushatë elektorale dhe aq më tepër nga Trump.