Jo vetëm çfarë hamë, por edhe kur hamë ndikon tek shëndeti ynë. Një studim i publikuar në “Journal of Nutritiontregon” se njerëzit që konsumojnë darkën para orës 19:00 kanë shëndet metabolik më të mirë dhe rrezik më të ulët për sëmundje kardiovaskulare.
Hulumtimi përfshiu mbi 90 mijë persona dhe tregoi se ngrënia e vonshme lidhej me rritjen e sheqerit në gjak, rritje të peshës dhe probleme me gjumin.
Nga ana tjetër, ata që hanin herët kishin ritëm më të shëndetshëm të metabolizmit dhe energji më të qëndrueshme gjatë ditës.
Ekspertët sugjerojnë që vakti i fundit i ditës të konsumohet të paktën 2-3 orë para gjumit.
Ky ndryshim i vogël në rutinë mund të ndikojë shumë në jetëgjatësinë dhe mirëqenien tonë.