Rajoni

Të shtëna me armë, 1 viktimë dhe 1 i plagosur në Prishtinë!

Një viktimë dhe një i plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Burime spitalore njoftuan:

Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është duke u reanimuar në reaminacion. Për momentin është në gjendje stabile dhe janë duke u kryer ekzaminimet e tjera të nevojshme.

Autori i ngjarjes u identifkua nga Policia e Kosovës dhe u shpall në kërkim.

Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar.

Mediat në Kosovë dhanë detaje lidhur me personat e përfshirë në ngjarje. Viktima u identifikua si shtetasi Naser Gashi 62 vjeç, i cili përveçse me armë, u godit edhe me mjet prerës. Në spital u dërgua në spital Miftar Miftari, 41 vjeç. Autori i dyshuar është shtetasi Alban Gashi.