4 persona humbën jetën mes tyre 2 oficerë policie gjatë disa të shtënave me armë që ndodhën në një rrugë të qytetit lindor, Nju Brunsuik në Kanada. Policia thotë se ka arrestuar një person të dyshuar për të shtënat. Autoritetet kanadeze u bëjnë apel qytetarëve të evitojnë zonat e popullara dhe të qëndrojnë në në vende të sigurta. Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.