Në Manchester të Anglisë, 10 persona u plagosën në orët e para të mëngjesit gjatë një festivali muzikor. Policia konfirmon se disa prej të lënduarve kanë plagë të rënda, por askush nuk është në rrezik për jetën. Ata u qëlluan me armë zjarri dhe autoritetet po punojnë për të identifikuar e kapur autorët.