Aktualitet

Të shtëna me armë në Vlorë, s’ka të plagosur

Të shtëna me armë u regjistruan në Lagjen “Pavarësia 3” të qytetit të Vlorës, por fatmirësisht nuk ka të plagosur. Burime nga terreni flasin për disa persona që qëlluan në ajër me pistoletë. Reagimi në kohë i efektivëve të Policisë bëri që autorët të identifikohen dhe po punohet për kapjen e tyre. Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja.