Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, plagoset pronari i një fasonerie!

Plagoset me armë zjarri në Fushë-Krujë shteasi Arben Dedja, pronar i një fasonerie në këtë qytet.

Menjëherë më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Raportohet se Dedja ka një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes ndërsa mësohet paraprakisht se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit!

Njoftimi i policisë:

“Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka njoftuar policia.