Rajoni

Temperaturat e larta, frikë nga zjarret në Greqi

Greqia është në gadishmëri pasi temperaturat e larta në vend, rrisin rrezikun e zjarreve. Më të riskuarit janë rajonet e Egjeut të Veriut, të Greqisë Qendrore dhe Atikës. Mbrojtja Civile këshillon qytetarët të tregohen shumë të kujdesshëm e të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura, djegien e barërave të thatë apo të mbetjeve. Në periferi të Athinës, mbi 90 vetë humbën jetën nga zjarret masivë të datave 23 e 24 Korrik.